Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi njofton deklaratë për shtyp nesër nga Kryesia e Kuvendit

Gazment Bardhi njofton deklaratë për shtyp nesër nga Kryesia e

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar deklaratë për shtyp nesër në orën 11:30.

Në një njoftim të shpërndarë, Bardhi thotë se deklarata do të mbahet tek Kryesia e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, datë 23.10.2023, ora 11:30 deklaratë për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga salla e Konferencave tek Kryesia e Kuvendit”, njofton Bardhi.

Deklarata për shtyp e Bardhit vjen pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe masës së sigurisë ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa priste bashkëshorten që kthehej nga Gjermania.

Kryedemokrati tha se akuzat e ngritura ndaj tij janë sulm politik nga Edi Rama.

 

Të fundit