Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Gjekmarkaj denoncon bashkinë e Lezhës: Ulziu dhe Pjerini po vënë nën presion administratën për vota
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka denoncuar shantazhin dhe presionin që qeveria po i bën administratës, me qëllim sigurimin e votave për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj ka ndarë një foto ku tregon se si bashkia Lezhë i vendos kusht administratës për të siguruar votat e emigrantëve, ose në të kundërt do të pushohen nga puna.
Demokrati shton se Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu po i bëjnë presion administratës për vota.
POSTIMI:
Denoncim!
Qeveria në ikje dhe oborrtarët e saj në çdo sektor shtetërorë po përdorin presion mbi çdo punëmarrës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Si deputet dhe drejtues politik i Qarkut të Lezhës, i bëj thirrje organeve të hetimit të vëjnë para drejtësisë përsonat përgjegjës.
Një thirrje të veçantë për SPAK, që mos të neglizhojë asnjë rast të dyshimtë, sa do i vogël në dukje të parë, pasi Lezha mbetet një ndër zonat me numrin më të lartë të krime elektorale që kanë deformuar vullnetin e sovranit. Nuk do të hezitojmë të denoncojmë zyrtarisht në SPAK çdo tenativë për manipulim të votës por edhe çeshtje të tjera me natyrë korruptive!
Rasti i fundit i denoncuar në media dëshmon se si përsona të njohur të dosjes 184, po vënë nën presion administratën për vota. Ulziu dhe Pjerini nuk e trembin dot vullnetin për ndryshim.
Po ashtu një thirrje per drejtuesit e administratës arsimore në Lezhe, Kurbin e Mirdite të zbatojnë ligjin dhe të mos shantazhojnë mësuesit për sjelljet apo bindjet e tyre politike në kohë të lirë! Janë aq arrogantë sa nuk i fshehin as gjurmët.
Ne do t'i ndalojmë, por detyra jonë së pari, është rruga ligjore, t'i denoncojmë!