Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj nga protesta në spital, Boçi rrëfen momentin: Çava kordonin, kishte aritmi

Gjekmarkaj nga protesta në spital, Boçi rrëfen momentin:

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka rrëfyer momentin kur deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ra pa ndjenja në protestën e opozitës.

I ftuar në Top Story, ai u shpreh se deputeti u shty nga policët gjatë tensioneve.

Boçi: Ishim në një moment përplasje me policinë, jam shkëputur për një intervistë, vala e goditjes po afrohej, menjëherë dëgjoj që ka një rrëzim të një qytetari, shih që, me zor çava kordonin, shoh që ishte Agroni  shtrirë, e marrim e ngremë, vura re, së pari kishte gjak nga hundët, për shkak se kishte aritmi të madhe që vinte nga forca e goditjes, ishte goditje nga kordoni i policisë. Nuk ishte një gjendje.

Nuk ishte goditja e parë, kishte ndodhur ishte qetësuar situata, e dinin shumë mirë kush ishte Agroni apo unë.

Të fundit