Flash News

Ditari i Opozitës

GJK shqyrton ankimin e PD, Bardhi: Vendimi do tregojë nëse jemi Republikë Parlamentare apo me vullnet të një partie

GJK shqyrton ankimin e PD, Bardhi: Vendimi do tregojë nëse jemi

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ankimit të paraqitur nga disa deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtojnë vendimin e Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së dy komisioneve hetimore parlamentare, një për çështjen “McGonigal” dhe një tjetër për procesin zgjedhor të 11 majit.

Gjatë seancës, përfaqësuesi i PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar se opozita po përballet me mohim të përsëritur të të drejtave të saj parlamentare, përfshirë kërkesat për informacion dhe interpelanca. Sipas tij, kjo situatë kufizon funksionin kontrollues të Kuvendit ndaj ekzekutivit.

Bardhi theksoi se komisionet hetimore janë instrumente kushtetuese të kontrollit parlamentar dhe nuk zëvendësojnë organet e drejtësisë, por shërbejnë për transparencë dhe mbikëqyrje të veprimtarisë së qeverisë.

“Ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për interpelancë, asnjë kërkesë për marrje informacioni. Ky gjykim sot në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me faktin ne jemi në Republikë Parlamentare që funksionon sipas Kushtetutës apo një republikë me vullnet të një partie…Përgjigjen tuaj nuk e dimë.

Në çdo hallkë të këtij procesi na është dhënë nga një arsye e ndryshme. Komisioni i Përhershëm dhe i Posaçëm parlamentar janë organe ndihmëse të Kuvendit, ndërkohë që funksioni i një Komisioni Hetimor ka të bëjë me kontrollin ndaj ekzekutivit, nuk mundet që përmes mekanizmave. Përgjegjësia ligjore administrative apo penale është kompetencë e institucioneve përkatëse që kryhen nga ligji”, tha ai.

Të fundit