Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’, avokati ankimon masën ndaj Berishës

GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’, avokati ankimon

Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar sot masën e caktuar nga GJKKO ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për kryedemokratin Sali Berisha.

“Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave ashtu siç ligji e kërkon. nuk dhe nuk kanë efekt”, tha avokati i Berishës.

Berisha  akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti.

Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.

 

Të fundit