Flash News

Ditari i Opozitës

Gjokutaj: SPAK ka lajthitur, Malltezi akuzohet për korrupsion si zyrtar i lartë

Gjokutaj: SPAK ka lajthitur, Malltezi akuzohet për korrupsion si zyrtar i

 

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha e cilësoi SPAK-un një të lajthitur pasi në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani kanë ndryshuar objektin e denoncuesit, dhe e akuzojnë Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Berishës, për korrupsion si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor.

“Kjo çështje i përket 2020, ku zoti Taulant Balla, si kryetar i grupit parlamentar të PS-së ka depozituar një kallëzim. Ajo që është e rëndësishme është që kallëzimi që është bërë nga ana e tij është bërë për veprat penale shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentesh dhe ndikimit të paligjshëm ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe shefit të shtabit të ushtrisë, ‘kë do të gjente prokuroria rrugës’, sepse kështu u shprehën”, tha avokati.

Mirëpo, Gjokutaj i mëshon “lajthitjes” së SPAK duke thënë se Malltezi nuk ka qenë ndonjëherë zyrtar i lartë apo i zgjedhur i pushtetit vendor. Ai theksoi se çështja është korrupsion i Berishës me firmën e Edi Ramës.

“SPAK-u akuzon Malltezin për korrupsion si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor. E dini gjë kur ka qenë Malltezi ndonjëherë zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor? Është akuzuar për këtë? Nuk e di, mirë që lajthit SPAK-u po merr vendim me këtë dispozitë.

S’ka vepër penale, kjo është bërë që Malltezi të akuzohet së bashku me Berishën, ai kryeministër ky asnjëherë në detyrë. Të vijnë te tavolina të ngrihesh dhe ti në valle. Ky është korrupsioni i Sali Berishës me firmat e Edi Ramës”, tha Gjokutaj.

Të fundit