Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi ndaj Metës, Blushi: ‘Drejtësia e re’ nuk iu afrua dot as standardeve të drejtësisë së vjetër

Gjyqi ndaj Metës, Blushi: ‘Drejtësia e re’ nuk iu afrua

Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi se gjyqi ndaj Presidentit të PL-së Ilir Meta është  farsë politike dhe një proces kriminal.

Duke folur në MCN, Blushi tha drejtësia e re nuk garantoi dot as ato të drejtësisë së vjetër.

"Gjyqi ndaj Metës është një farsë politike. Është një proces kriminal. Janë shprehur qartë dhe në tekstin e rezolutës. Standardet e këtij procesi që nuk ka asnjë lidhje me një proces të rregullt ligjor janë identike me standardet e rrëmbimit mafioz të Metës dhe me standardet e hetimit kriminal të bërë ndaj tij.

Kjo e ashtuquajtura drejtësi e re nuk mund dot të garantonte as standardet e ashtuquajturës drejtësi e vjetër, standarde që janë vendosur 33-35 vite më parë", tha ai. 

Të fundit