Flash News

Ditari i Opozitës

“Hap sytë kur firmos”, Meta tregon bisedën me Lefter Kokën

“Hap sytë kur firmos”, Meta tregon bisedën me Lefter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka rrëfyer disa biseda të zhvilluara mes tij dhe ministrave të qeverisë në Rama, në kohë kur drejtonte Presidencën.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Meta tha se ministrave dhe konkretisht Lefter Kokës, i cili sot ndodhet në burg si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, iu ka thënë të tregohen të kujdesshëm kur firmosin.

Meta u shpreh se me Kokën i ka ndërprerë marrëdhëniet që pas djegies së mandateve nga opozita.

"Lefteri po bën shërbimet e veta ndaj Edi Ramës për gjërat e veta. Lefterit dhe të gjithë ministrave që kam emëruar unë, u kam thënë hapni sytë kur firmosni, kini kujdes dhe mos e dëgjoni atë, sepse ai nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave. Se çfarë ka firmosur ai, e di vetë ai.

Çështja e inceneratorëve, u krijua me problemin e Fierit, që dilnin njerëzit. I kam thënë, zotëri nëse janë bërë në kundërshtim me rregullat, mos më ngatërro mua me këtë histori. I kam ndërprerë marrëdhëniet me të, 3-4 muaj para se të digjte mandatet opozita. Nuk kishim përgjegjësi të merrnim në mbrojtje një njeri që ka bërë letrat me bekimin e Edi Ramës. Mos e di budalla Shkëlqim Canin, që nuk pranoi të bënte këto gjëra? Karriken e zë dikush tjetër, por firma mbetet aty", tha Meta.

Të fundit