Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi për akuzat ndaj Berishës: Skenar ogurzi i Ramës në vazhdën e shkatërrimi të opozitës

Harxhi për akuzat ndaj Berishës: Skenar ogurzi i Ramës në

Edith Harxhi ka komentuar akuzat e ngritura ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani,

Në një lidhje direkte për Ora News, Harxhi u shpreh se ky është një skenar ogurzi i Edi Ramës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas saj, kryeministri nuk dëshiron opozitë ndaj dhe ka marrë një vendim të tillë.

Harxhi tha se gjithçka nisi me vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës dhe se gjithçka është në vazhdën e shkatërrimit të opozitës.

Harxhi: Rama nuk do opozitë dhe kur jemi 1.5 vite larg nga zgjedhjet e përgjithshme ka vendosur që të merret një vendim i tillë politika ndaj kryetarit të opozitës, duke menduar se mund të shkatërrohet opozita. Të gjitha këta janë skenarë ogurzi dhe do të kenë një kryengritje të fuqishme jo vetëm të popullit opozita, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Gjithçka ka nisur me vendim e Bashës për të përjashtuar Berishës marrjen e logos dhe vulës me vendimi gjykate, përçarja e opozitë në kuvend dhe vjedhja e zgjedhjeve, janë në vazhdën e shkatërrimit të opozitës që është në përfitim të Ramës dhe oligarkisë ndërkombëtare. Në shumë vende të Evropës ka ndodhur ky shkatërrim i së djathtës.

Të fundit