Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimi për lidhjen Rama-McGonigal, Gazment Bardhi flet për përgjigjen që mori nga SPAK

Hetimi për lidhjen Rama-McGonigal, Gazment Bardhi flet për

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka marrë përgjigje nga kreu i SPAK për një kërkesë të mëparshme të tij për te hetuar kryeministrin Rama në lidhje me aferën e ish zyrtarit të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Në një intervistë në emisionin “Pa Censurë”, Bardhi nuk e zbardhte dot përgjigjen e plotë, por ishte e qartë se SPAK ka nisur një hetim për një nga çështjet më sensitive në vend, ku një nga personazhet kryesorë është kryeministri i vendit.

Elona Meço: Po këmbëngul pse vazhdoni e nxisni me besim SPAK-un, kur psh, nuk ka ndonjë përgjigje nga SPAK për padinë tuaj ndaj kryeministrit Rama për çështjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Gazment Bardhi: Në fakt kam një përgjigje. Pasi Mcgonigal ka pranuar fajësinë, unë i jam drejtuar me një memo drejtuesit të SPAK-ut. Kam marrë një përgjigje dhe dua ta përgëzoj drejtuesin e prokurorisë për përgjigjen korrekte që më ka kthyer.

Për fatin tuaj të keq si gazetare, që do të donit lajm në këtë rast, në atë përgjigje mua është vendosur detyrimi për të mos bërë publik informacionin që kam marrë nga SPAK. Dhe unë dua ta respektoj atë detyrim që më kanë vendosur në përcjelljen e informacionit mbi çështjen konkrete.

Elona Meço: Në fakt, nuk është fat i keq, pasi nga përgjigja juaj kuptoj që keni marrë një përgjigje pozitive që çështja është nën hetim. Përndryshe, ju do të kishit ngritur zërin që SPAK nuk po vepron, apo jo?

Gazment Bardhi: Unë dua ta nxis SPAK-un të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Kaq mund të them për këtë çështje. Nuk mund të konfirmoj asgjë tjetër, sa kohë më është vendosur një detyrim ligjor për të mos publikuar informacionin që në përputhje me ligjin, SPAK-u më ka përcjellë.

 

Të fundit