Flash News

Ditari i Opozitës

Dhunimi i Milos në Mal të Zi, Tabaku: Nuk kam dëgjuar asnjë reagim nga qeveria

Dhunimi i Milos në Mal të Zi, Tabaku: Nuk kam dëgjuar asnjë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sjellë në Kuvendin rastin e dhunimit të Petraq Milos, nga olicët kufitarë në Mal të Zi.

Tabaku tha nga foltorja se për aktin e rëndë ndaj kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në PL, nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria.

Tabaku tha se kur shteti nuk e ngre zërin për raste që janë e drejta bazë, çfarë mund të pritet për gjëra të tjera.

“Një akt shumë i rëndë për të cilin nuk kam dëgjuar asnjë përfaqësues shteti të flasë. Qeveria do të shkojë në ekskursionin e radhës në Mal të Zi. Nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasë për të drejtat e qytetarëve që trajtohen keq. Kur shteti im dhe shteti juaj nuk e ngre zërin për të mbrojtur këto të drejta bazë, atëherë çfarë kërkojmë ne. Këto janë gjërat bazë”, deklaroi Tabaku.

Të fundit