Flash News

Ditari i Opozitës

I riu nga Vlora: 11 shkurti do mbahet mend si të gjitha qëndresat e mëdha historike

I riu nga Vlora: 11 shkurti do mbahet mend si të gjitha qëndresat e

Një i ri nga Vlora ka treguar arsyet pse ai dhe shumë të tjerë të rinj janë nisur sot drejt Tiranës nga rrethet e vendit për të protestuar.

Sipas tij, arsyet pse të rinjtë duhet t’i bashkohen protestës së opozitës janë të shumta.

“Të rinjtë do jenë në shesh, në këmbë. Ky mallkim që ka kapluar vendin këto 10 vjet ka shkaktuar hemorragji të madhe në largimin e të rinjve, ka vetëm korrupsion.

Arsimi i vrarë, emigrimi masiv, meritokracia inekzistente në cdo instancë i detyrojnë të rinjtë që sot të derdhen drejt Tiranës. Organizimi është i jashtëzakonshëm. Do vijnë nga Vlora një numër i kënaqshëm. Pritshmëritë janë të mëdha. 11 shkurti është dita më e bukur e këtij viti dhe do hyjë në histori si të gjitha qëndresat e mëdha historike”, u shpreh një i ri nga Vlora.

Të fundit