Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa depoziton projektligj për mbrojtjen e gazetarëve: Retorika e Ramës ka çuar në rritjen e dhunës

Zhupa depoziton projektligj për mbrojtjen e gazetarëve: Retorika e

Ina Zhupa ka depozituar në Parlament një projektligj për mbrojtjen e gazetarëve duke rritur dënimet për ata që i plagosin, dhunojnë ose vrasin.

Në një komunikim me mediat, deputetja e PD-së kritikoi kryeministrin Edi Rama për gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve, gjë që ka çuan në dhunim të tyre.

"Dënimet janë klasifikuar si dënime për shkak të detyrës që janë me të njëjtën ashpërsi si ato të kryera ndaj policëve apo mjekëve.

Retorike e dhunshme që kryeministri Rama përdor ndaj gazetarëve, duke i cilësuar si kazanë, të kapura apo duke i çuar në edukim, terma që nxisin dhunë, kjo ka çuar në rritjen e dhunimit të gazetarëve.

Kam propozuar ndryshimin e nenit goditje për shkak të detyrës duke futur këtë paragraf: Kur kjo vepër kryhet ndaj gazteraëve, reporterit, operatorit apo punonjësit të medias për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burg nga 1-5 vjet. Ina Zhupa depoziton projektligj për mbrojtjen e gazetarëve: Retorika e Ramës ka çuar në rritjen e dhunës.

Dënimet janë klasifikuar si dënime për shkak të deytrës dhe klasifikohen me të njëjtën ashpërsi si ato të kryera ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, apo ndaj mjekut", tha ajo.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit