Flash News


Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ Kryemadhi: SPAK të ndalojë pagesat, janë shkelur të gjitha procedurat

Inceneratorët/ Kryemadhi: SPAK të ndalojë pagesat, janë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit dje në SPAK për të dëshmuar mbi aferën e incenerëtorëve dhe provat që ajo ka dorëzuar.

E ftuar në studion e News 24, Kryemadhi paralajmëroi se do të dorëzojë prova të reja për aferën. Sipas dpeutetes, më e pakta që SPAK mund të bëjë sot është të ndalojë pagesat për inceneratorët, pasi në realitet aty nuk bëhet riciklim.

 Kryemadhi shtoi se filmimet që ka realizuar në vendgrumbullimet tregojnë se çfarë ndodh në vendet ku duhet të bëhej incenerimi i mbetjeve.

“Isha e thirrur si persona që ka bërë padi për incenetatorin e Tiranës. reagimi i prokurorisë erdhi si shkak i atij materiali që ne bëmë prezent atë material se çfarë ndodhte me mbetetjet në Tiranë. Ajo çka vjen si rezultat që janë shkelur të gjitha procedurat e lidhjes së një kontrate të paligjshme, për të çuar më tej këto pagesa që fillojnë deri në lidhjen e kontratës. Mendoj se është një proces i cili duhet të ishte bërë me kohë, por më mirë vonë se sa kurrë. Jam në pritje. Më e pakta që duhet të ndodh për këtë incenetaor, është ndalja e pagesave. Për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Për Tiranën është rast tjetër, pasi ka të bëjë me një skenë krimi që do të vazhdojë për 30 vite. Dëshmia e djeshme kishte interesante ato që kemi ne si prova, pamjet filmike. Filmimet që janë kryer në këtë kohë tregonin haptas se aty nuk ndodhte diferencim e riciklim. Është një nga skandalet që po ndodh në Tiranë. Rasti i djeshëm, deponimet kanë të bëjmë me ndryshimin e fatit të një koncesioni”, tha Kryemadhi.

Të fundit