Flash News

Ditari i Opozitës

“Janë në krahun tuaj”, deputeti i PD-së përmend emrat e oligarkëve: Nuk kemi frikë

“Janë në krahun tuaj”, deputeti i PD-së përmend

Dashnor Sulo ka folur në seancën parlamentare në të cilën ka përmendur emra përsa i përket oligarkëve të lidhur me qeverinë. Deputeti i PD-së u shpreh se oligarkët janë në krahun e mazhorancës socialiste dhe se përfitojnë koncesione prej saj.

“U fol për arbitrazhin këtu, po more po… kur keni dashur nuk keni pyetur dhe i keni prishur ato kontrata dhe qerasnin Bechetin. E njëjta gjë është dhe firma e rrugës së Elbasanit. Shembët pallate sipas interesave tuaja. Sa janë drejtorët dhe ministrat e tjerë të cilët janë për burg? Këto pra janë provat e vërteta."

"Dhe ju thoni, ose kryeministri thotë ‘po mirë more ai SPAK vetëm peshk nga ana jonë kap?’. Po, po, i kishit të gjithë në dorë në 2013 kur morët pushtetin, i kishit të gjitha mundësitë, se ishte qeverisja juaj, pse nuk i çuat ju para drejtësisë ministrat, drejtorët e korruptuar, të cilët kishin bërë koncesione? Po sigurisht sepse kishit interesa dhe ishin të lidhura interesat."

"Sa për merakun sa i përket oligarkëve. Po zotëri deri dje i kishte mazhoranca jonë, sot i keni ju. Kush e ka Kastratin? Kush e ka Samir Manen more zotëri? Është oligarku juaj që përfiton koncensione? Ku është Salillari? Ai që ndërtoi kulla pa leje? Është pranë jush.. ku është Bashkim Ulaj, që ka marrë sërish koncensione? Këto janë interesat që keni , meqë kishit merak, i folëm me emra. Në nuk kemi frikë, ne nuk kemi lidhje me oligarkë. Rruga që keni nisur do jetë shumë e vështirë. E vetmja rrugë që do ta shpëtojë këtë vend është drejtësia, SPAK”, u shpreh ai.

Të fundit