Flash News

Ditari i Opozitës

“Janë të lidhur me Ndrahgeta-n”, Dumani u informua për mashtrimet e Alberto Presezzi-t para takimit me pronarët e inceneratorit të Tiranës

“Janë të lidhur me Ndrahgeta-n”, Dumani u informua

Në datën 18 tetor 2023 dy ditë përpara se të zhvillohej takimi pranë agjencisë se pasurive të sekuestruara me pronaret e inceneratorit te Tiranes, ish deputeti demokrat Belind Këlliçi i dërgoi një informacion te detajuar drejtuesit te SPAK Altin Dumanit.

Në shkresën e mëposhtme, Këlliçi i jep informacion të detajuar Dumanit sesi shtetasit Alberto Presezzi dhe te tjerë kanë mashtruar në deklarimet e tyre përpara prokurorëve Italianë.

Sipas tij, ata kanë gënjyer për takimet e kryera në disa shtete mes aksionereve. Bashkëlidhur asaj shkrese Këlliçi i vë në dispozicion SPAK shkresën e parë me të cilën ka filluar e gjithë procedura për dhënien e koncensionit për inceneratorin e Tiranës, shkresë që prokurori i dosjes Arben Kraja nuk e ka gjetur ne Ministrinë e Mjedisit dhe as nuk është munduar ta kërkojë ne Bashkine e Tiranes.

Këlliçi informoi Dumanin duke i vënë në dispozicion dhe komunikim shkresor midis ministrit Lefter Kokës dhe Arben Ahmetajt, ku Koka garanton Ministrin e financave që kompania do të investoje me kapital aksioner 100.5 milionë euro pasi njeri nga investitoret ishte Paul Ëurth Italia.

E vërteta qëndron ndryshe pasi kompania e huaj është përdorur thjesht si presta nome pasi është larguar si aksioner pa u mbyllur viti 2017.  

Ish deputeti Këlliçi kërkon urgjent anulimin e kësaj kontrate, ku theksohet pika që bashkëpunëtoret e këtyre janë njerëz nën hetim edhe në Shqiperi si te lidhur me NDRAHGETA.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit