Flash News

Ditari i Opozitës

“Je turpi i Shqipërisë”, Berisha debat me Felajn: Përdhose institucionin, fute 5 familjarë në prokurori

“Je turpi i Shqipërisë”, Berisha debat me Felajn:

Kreu i PD, Sali Berisha ka debatuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, ndërsa fliste live nga foltorja e Kuvendit përmes profilit të tij në Facebook.

Berisha e ka cilësuar Felajn delinkuente dhe turpin e vendit dhe më gjerë pasi pasi ka përdhosur institucionin duke futur pesë familjarë të saj në prokurori.

Berisha: Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot kurrë zërin tonë.

Nuk është parlamenti, Prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, ti je turpi i Ballkanit, je turp i Europës.

Ti ke përdhosur institucionin duke futur pesë familjarë tu në prokurori.

Ja, kjo që flet, kjo delinkuente që flet këtu, ka pasur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore.

Kjo delinkuente që flet këtu ka katër familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin.

Shko në Prokurorinë e Tiranës e shih katër Felaj. Nuk ka turp më të madh. Ka gojë me folë ajo.

Po flasim këtu.

Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, komisioni tjetër parlamentar që nuk u lejua është komisioni për Butrintin, vjedhja më e madhe që mund t’i bëhet këtij kombi.

Në Parkun Kombëtar, një mrekulli e vërtetë natyrore, arkitekturore, arkeologjike, vetëm e vetëm që Edi Rama me mafien dhe drogën e tij, ta mbulojë atë.

Së treti, komisioni parlamentar për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit.

I shihni ju këta zotërinj, nga Edi Rama e poshtë, të gjithë janë lukunia e tenderave, e prokurimeve, janë lukunia e pangopur e vjedhjes së taksave tuaja. Prandaj nuk e lejojnë komisionin, sepse i kanë familjarët të pasuruar palë-palë me mundin, djersën dhe paratë tuaja.

Këta nuk lejojnë komisionin e hetimit të TIMS, operacionin më kriminal dixhital që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. I kryesuar nga Taulant Bego Yaris, që ka kryer vetë 54 udhëtime me Edmond Begon, me pasaportën diplomatike të parlamentit, për t’i fshehur atij ngarkesat e drogës në mbarë Europën.

Komision tjetër parlamentar ishte komisioni i patronazhistëve.

Qytetarët duhet ta dinë se sot nisim qëndresën tonë në këtë sallë, për t’u ndalur deri në triumfin e Kushtetutës, ligjit dhe votës së lirë të shqiptarëve.

Të fundit