Flash News

Ditari i Opozitës

Kalaja: Qeveria britanike po rishikon 'non-gratën' e Berishës

Kalaja: Qeveria britanike po rishikon 'non-gratën' e

Juristja Adriana Kalaja deklaroi se qeveria britanike është duke rishikuar sanksionimin e kryedemokratit Sali Berisha.

Në një lidhje direkte për Kafe Shqeto, Kalaja u shpreh se ndryshe nga amerikanët, Britania e Madhe është vënë në lëvizje dhe po rishikon vendimin e nxjerrë për kryedemokratin.

Sipas saj, SHBA-të ende nuk kanë dhënë detaje, fakte dhe prova për shpalljen non-grata të Berishës. Sa i përket akuzave të SPAK, Kalaja i sheh si një “presion” mbi Britaninë, për t’i treguar se sipas qeverisë Rama Berisha nuk është aq i pastër sa t’i heqin non-gratën.

Kalaja: Unë e shikoj në dy anë. Së pari, nëse ju kujtohet gjatë verës, zoti Berisha nëpërmjet një libri parashtroi gjithë shkeljet që ishin bërë me fakte dhe me prova lidhur me shpalljen non-grata nga ana e Britanisë së Madhe. Tani publiku mund të ngrejë edhe pyetje se pse këtë gjë zoti Berisha nuk e ka bërë për non-gratën e shpallur nga SHBA.

Por ashtu siç jemi vënë në dijeni të gjithë lëvizjeve që ka bërë zoti Berisha, përveç gjyqit që ka filluar në Francë ndaj zotit Blinken, SHBA në mënyrë sistematike jo vetëm ndaj zotit Berisha, por edhe ndaj kongresmenëve amerikanë, kanë refuzuar të paraqesin fakte dhe prova për dizenjimin e Berishës.

Ndërkohë nga e kundërta, Britania e Madhe ka pranuar të jetë në komunikim në lidhje me këtë pikë. Edhe unë e kam këtë informacion, në momentet që Britania e Madhe e ka parë që ka bërë një gafë në lidhje me këtë dizenjim, pasi nuk ka prova dhe fakte, pasi sipas gjithë historisë që ne kemi evidentuar shpalljen non-grata të paktën të këtyre dy shteteve të mëdha, njerëzit që shpallën non-grata janë njerëz që të paktën kanë një vendim të formës së prerë për një krim të rëndë.

Kështu që unë nga një anë e shikoj si një përpjekje të SPAK-ut, të Gjykatës së Posaçme nën urdhra politikë për t’i thënë Britanisë së Madhe prisni se zoti Berisha nuk është aq i pastër sa ua ka parashtruar juve, nga ana tjetër unë në fakt e mendoj edhe si një veprim të mirë padashje për t’i thënë Britanisë së Madhe, ja çfarë i bëhet Sali Berishës në Shqipëri, ja çfarë i bëhet opozitës në Shqipëri, ku edhe me imunitet shkelet Kushtetuta me dy këmbë.

 

Të fundit