Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidati i PD për Vorën denoncon shkeljet e Bashkisë me 7 prokurimet publike: Abuzim i pastër! Dosjet janë gati për në SPAK

Kandidati i PD për Vorën denoncon shkeljet e Bashkisë me 7

Kandidati i PD për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha denoncon shkeljet e Bashkisë me prokurimet publike.

Sipas tij, 7 procedura prokurimesh te kryera nga bashkia Vorë janë totalisht në shkelje me ligjin e prokurimeve publike.

“7 procedura prokurimesh te kryera nga bashkia Vore! Te 7 procedurat jane totalisht ne shkelje me ligjin e prokurimeve publike! Abuzim i paster me taksat e qytetareve dhe abuzim me detyren per interesa korruptiv nga kryetari ne detyre i bashkise Vore.

Gati 7 dosjet e para per ne SPAK! Me 14 maj bejme funksionale bashkine dhe ja rikthejme qytetareve!”, shkruan Hoxha në një postim në Facebook,  shoqëruar edhe me detajet e prokurimeve.

Kandidati i PD për Vorën denoncon shkeljet e Bashkisë me 7

 

Të fundit