Flash News

Ditari i Opozitës

“Ke marrë 2 kate në kullën më të shtrenjtë”, Basha debat me Bardhin: Prokuroria të më hetojë mua ose shpifësit

“Ke marrë 2 kate në kullën më të

Ka nisur me debate dhe replika të forta seanca e sotme parlamentare.

Basha i ka kërkuar Kuvendit që të shprehet për kreun e Grupit pas vendimt për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar.

Ai i është drejtuar Lindita Nikollës ose të japë vendimin ose të pranojnë se jani pjesë e aleancave të kullave.

Menjëherë pas tij ka replikuar Gazment Bardhi i cili ka akuzuar Bashën se sapo ka përfituar dy kate vetë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Basha ka marrë dy kate në një nga zonat më të shtrenjtat të Tiranës, në kullën më të shtrenjtë të Tiranës.

Ja ku janë deputetët e grupit parlamentar, ti je vetëshpallur kryetar të PD. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i grupit parlamentar i pD, por opozitën eke me kolegët e tu se me këta mbrapa nuk ta mban.

Basha: Në vend llogaridhënies para qytetarëve për krizën evidente, zonja kryetare parlamenti jep përgjigje.

Për ata që kanë vendosur të bëjnë luftë për interesa personale, votoni vetingun politik. Shqiptarëve ju them, është i vetmi parlament ku prej 1991 ka një rregull,deputeti nuk mban përgjegjësi për cfarë thotë. Sot ky rregull është bërë shkak të hapet goja pa mbajtur askush përgjegjësi.

Nga deklarata si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose për shpifësit. Ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogarinë e Ramës, nuk na e mbyllni dot gojën. Shpejt do përballeni me amendamentin që ju heq papërgjegjshmërinë, që dilni në foltore e shpifni. Nuk janë në interes të PD. Shqiptarët ndërrojnë kanalin sa herë nis parlamenti.

Të fundit