Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi akuza qeverisë: Rama po mashtron qytetarët për integrimin, po bllokohet grup-kapitulli për shtetin ligjor

Këlliçi akuza qeverisë: Rama po mashtron qytetarët 

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë se po përdor propagandën dhe sulmet ndaj opozitës për të fshehur, sipas tij, dështimet në procesin e integrimit europian.

Në një reagim pas seancës së zhvilluar në Komisionin e Jashtëm, Këlliçi u shpreh se qeveria po mban në këmbë “një gënjeshtër të madhe elektorale”, ndërsa qytetarët shqiptarë, që ai i cilësoi si “më të varfrit në Europë”, nuk po informohen për të vërtetën e negociatave me BE-në.

Sipas tij, edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka nuk dha transparencën e nevojshme gjatë raportimit në komision.

Këlliçi ngriti pikëpyetje lidhur me vonesën e miratimit të grup-kapitullit të parë për shtetin ligjor, duke pretenduar se bllokimi nisi pas votimit të 12 marsit në Kuvend.

“Pse po shtyhet pa fund miratimi i grup-kapitullit të parë që ka të bëjë me shtetin ligjor? Kjo shtyrje vendimi në Bruksel nisi pikërisht kur më 12 mars Edi Rama me 82 kartona në Kuvend vendosi të mbrojë aferat e tij dhe të Belinda Ballukut para drejtësisë”, deklaroi ai.

REAGIMI I PLOTE

Seanca e sotme në Komisionin e Jashtëm shërbeu për të kuptuar të vërtetën e qeverisë lidhur me integrimin, e cila bazohet në dy elemente; propagandë dhe sulm e shpifje ndaj opozitës.

Me propagandën, fshihen faktet dhe nuk bëhet transparencë, mbahet në këmbë gënjeshtra e madhe elektorale me të cilën ushqehen qytetarët më të varfër të Europës.

Dhe si gjithnjë, për të mjegulluar dështimet, duhet gjetur një fajtor e duhet goditur, siç po bën Edi Rama me Opozitën.

Edhe kryenegociatorja Dhuka që ishte sot në këtë seancë “llogaridhënieje”, nuk ka si del nga skema e qeverisë dhe e kryeministrit. Në raportin e dorëzuar dhe në shpjegimet që dha aty, publiku dhe qytetarët nuk mësojnë të vërtetën që duhet të dinë.

Pse po shtyhet pa fund miratimi i grup kapitullit të parë që ka të bëjë me shtetin ligjor?!

Kjo shtyrje vendimi në Bruksel, nisi pikërisht kur me 12 mars Edi Rama me 82 kartona në Kuvend vendosi të mbrojë aferat e tij e të Belind Ballukut para drejtësisë.

Të fundit