Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Kam sondazhin brenda PS-së, nuk është favorizues për Veliajn

Këlliçi: Kam sondazhin brenda PS-së, nuk është

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, deklaroi se ka siguruar sondazhin e kryer brenda Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Në Panorama Tv, Këlliçi u shpreh se sondazhi që ai ka siguruar nuk është optimist për Erion Veliajn. Këlliçi foli edhe për aplikacionin "Aktiv1st" të PS, për të cilin nënvizoi se do të përdoret për dezinformim.

“Patjetër që ndikojnë amerikanët në zgjedhje, por në problemet e qytetarëve kanë shumë pak ndikim. Unë kam qenë 4 herë në SHBA në muajt e fundit, kam qenë në Kapitol Hill dhe kam marrëdhënie të konsoliduara me zyrtarët e SHBA-së. Si një njeri që punoj me shifra, në zgjedhjet e 2021 e kalova edhe në rang partie me 21 vota. E kam sondazhin brenda PS-së dhe është jofavorit për Erion Veliajn. Nga eksperienca ime, edhe në 2021 e keni parë, nuk them mu vodhën zgjedhjet.

Kam kandiduar në zonat më të egra. Kam punuar me qindra djem, sepse 99 % kanë qenë djem, kemi punuar deri në 4 të mëngjesit. Nuk vidhen zgjedhjet ditën e votimit, vidhen para. Bëhet me gjithë proceset e mëparshme. Unë jam me denoncime në terren dhe do të bëjë maksimumin të mos preket asnjë votë. “Aktivisti” shkel të drejtat e punonjësve, do të përdoret para e madhe, do të përdoret dezinformim i frikshëm për të baltosur figurën time, por unë objektiv kam 14 majin”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit