Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi vijon takimet në Njësinë 5, banorët: Ka mbaruar çdo gjë, po na ikin fëmijët

Këlliçi vijon takimet në Njësinë 5, banorët: Ka

Kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi ka vazhduar turin e tij në takimin me qytetarët. Këtë radhë deputeti i Partisë Demokratike ishte i pranishëm në Njësinë 5.

Qytetarët treguan problemet e tyre ku ndër ata që kishin më shumë probleme ishin tregtarët, të cilët treguan pakënaqësitë e tyre për mungesën e fuqisë blerësë dhe indiferencën e institucioneve.

 “E di atë krimbin në gur? Tërhiq e shty! Tërhiq e shty! Nga mëngjesi, në darkë. Unë kam 40 vjet specialiste por njerëzit nuk vijnë më të bëjnë një veshje të re. Vijnë të arnojnë një palë pantallona. Turp për atë që e sjell, turp dhe për mua që e vë në makinë”, tregoi një rrobaqepëse e zonës.

“Ka mbaruar çdo gjë. Po na vjen fundi avash-avash. Jemi në një moshë që as kurbetin nuk e mbajmë dot”, tha një tregtar tjetër, i cili e ftoi Këlliçin të shihte vetë raftet bosh në dyqan.

“Djali i madh më ka ikur në Norvegji. Do më ikë edhe i vogli tani. Do të mbetem vetëm me gruan”, rrëfeu një tregtar tjetër në bisedën me Këlliçin.

Kështu Belind Këlliçi vazhdon turin e takimeve në kuadër të zgjedhjeve elektorale.

Të fundit