Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i demokratëve, Salianji: Në krye të listës, firmosi deputeti i bandave të Durrësit

Përjashtimi i demokratëve, Salianji: Në krye të listës,

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas përfundimit të Komisionit të Vlerësimit dhe Etikës ka dhënë një deklaratë për mediat, teksa e quajti të paprecedentë kërkesën për përjashtimin e deputetëve demokratë.

Salianji tha se mbledhja e thirrur sot ishte nul, pasi kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve me dyer të hapura. Demokrati tha se në krye të listët që kanë firmosur përjashtimin e demokratëve, është deputeti i lidhur me bandat e Durrësit.

“Kërkojnë të ulet numri i deputetëve që japin argumente për të mbrojtur interesin publik. Edhe proceduralisht siç e keni ndjekur, edhe pse mbledhja u bë e mbyllur, kërkesa zyrtare duhet të shqyrtohet brenda 48 orëve. Është një proces nul. Kemi kërkuar që; aman merrni vendimin për përjashtim. Por ka ndodhur diçka e paprecedent, pasi janë 11 deputetë të përjashtuar në 1 javë. Kërkesa për përjashtimin tonë është bërë në Parlament nga 7 deputetë që nuk flasin kurrë në Kuvend. Ne kërkuam llogari për punën e kryeministrit. Në krye të listës që ka firmosur është deputeti i lidhur me bandat e Durrësit. Këta që kanë larguar 700 mijë njerëz nga vendi, nuk na tutin dot. Në 11 shkurt jemi me qytetarët në shesh për të protestuar, kundër megaskandalit McGonigal”, tha Salianji.

Të fundit