Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkuan Ramën në Kuvend, përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD

Kërkuan Ramën në Kuvend, përjashtohen për 10 ditë

Komisioni i Votimit dhe Etikës ka miratuar kërkesën ‘e vet’ për të përjashtuar 8 deputetë demokratë nga seancat plenare të Kuvendit për 10 ditë.

Kërkesa e paraqitur nga disa deputetë socialist pretendonte se demokratët kishin fyer dhe ofenduar kryeparlamentaren Nikolla, e cila në fakt iu mohoi të drejtën e fjalës duke iu fikur disa herë mikrofonin.

Të përjashtuarit për 10 ditë janë: Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Më herët, komisioni vendosi që mbledhja të bëhej me dyer të myllura, ndërsa demokratët u shprehën kundër vendimit. Ata e quajtën shkelje të rregullores në një kohë që mbledhja duhet të ishte transparente për mediat dhe qytetarët.

Të fundit