Flash News

Ditari i Opozitës

“Kjo është drejtësia e Surrelit", Ilir Meta: Në 3 mars solidarizohemi me PD

“Kjo është drejtësia e Surrelit", Ilir Meta: Në 3

Ilir Meta mbajti një konferencë për shtyp ku foli për protestën që do të mbajë opozita në datën 3 mars, ditë që do të jepet dhe vendimi i gjykatës për vulën e PD-së.

Sipas tij të gjithë duhet të solidarizohen me PD-në dhe me demokracinë.  Përsa i përket sistemit të drejtësisë, kreu i Partisë së Lirisë ironizoi duke e quajtur drejtësia e Surrelit.

“Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë. Çështje e pluralizmit politik, është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës, që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër.

Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhen bedela të Ramës dhe MC Gonigalëve, këtë e ka përdorur dhe këtu për të takuar prokurorë, gjyqtarë e për të vizituar institucione të drejtësisë gjoja në emër të FBI.

"Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembanë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie.

Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, u shpreh Meta.

 

Të fundit