Flash News

Ditari i Opozitës

KOKOE verifikon kandidaturat për kreun e PD, vetëm Berisha plotëson kriteret

KOKOE verifikon kandidaturat për kreun e PD, vetëm Berisha

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka zhvilluar një mbledhje gjatë ditës së sotme, ku janë shqyrtuar aplikimet për garën për kryetar të kësaj force politike.

Sipas njoftimit zyrtar, komisioni ka marrë në analizë tre kërkesa të depozituara për drejtimin e partisë, nga Sali Berisha, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj. KOKOE bëri të ditur se fillimisht janë vlerësuar aplikimet që përmbushin kushtin bazë të të qenit anëtar i Partisë Demokratike.

Megjithatë, pas verifikimeve të mëtejshme, vetëm kandidatura e Berishës rezulton të përmbushë të gjitha kriteret statutore të përcaktuara në vendimin përkatës të komisionit.

"Komisioni i organizmit dhe kontrollit të operacioneve elektorale në Partinë Demokratike është mbledhur gjatë ditës së sotme dhe ka shqyrtuar 3 aplikime për kryetar të Partisë Demokratike.

Nga kërkesat e mësipërme KOKOE, bazuar në tagrat që i njeh Statuti i PDSH, mori në shqyrtim aplikimet që konsiderohen të rregullta për garën për kryetar pasi përmbushin kushtin themelor, të qenurit anëtar të PD.

Kërkesat e tjera  të paraqitura, thuhet në njoftimin e PD, nuk mund të trajtohen nga KOKOE për shkak se nuk plotësojnë kushtin e paraqitjes nga anëtarë të PDSH.

Nga tre aplikimet e depozituara, nga Sali Berisha, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, dhe të verifikuara, vetëm aplikimi i Sali Berishës plotëson të gjithë kriteret statusore të përcaktuara në pikën 4 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE", thuhet në njoftim.

KOKOE verifikon kandidaturat për kreun e PD, vetëm Berisha KOKOE verifikon kandidaturat për kreun e PD, vetëm Berisha

Të fundit