Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për ‘McGonigal’/ Berisha: Rama, një parazit i tmerrshëm që provokon destabilizim

Komisioni Hetimor për ‘McGonigal’/ Berisha: Rama, një

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur kryeministrin Rama një “parazit” dhe “hajdut”, i cili si kreu i qeverisë nuk i përgjigjet detyrës së tij.

Nga konferenca e përjavshme, lihur me deklaratën e Ramës për Komisionin Hetimor, Berisha tha se Rama nuk mund ta të drejtën kushtetuese, ndryshe provokon destabilizim të plotë.

“Deklaroi mbrëmë, siç e dëgjuat, që unë nuk lejoj, nuk ka shans të lejoj komision parlamentar për Uotergejtin e shekullit të 21, për një aferë që ka tronditur në palcë politikën dhe jetën në SHBA, por edhe në Shqipëri dhe mbarë vendet e tjera. Edi Rama, nuk ka shans, të pengojë të drejtën kushtetuese, të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione. Nëse ky, beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se se Rama e drejton Parlamentin dhe qeverinë me SMS. Ai shtoi se vendi është shndërruar në shtetin Linda-Belinda dhe padronit të tyre pa asnjë normë morale e politike.

“Situata në vend po bëhet gjithnjë e më kritike. Me një arrogancë absolute, Edi Rama deklaron se shkon në parlament kur të dojë, pavarësisht se Kushtetuta ka detyrime të qarta për detyrimet e kryeministrit ndaj parlamentit.

Por po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje të qeverisë vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, dhe në këtë kontekst, nga 48 mbledhje, ka shkuar vetëm në 19 mbledhje. Dhe aty ligjin e bën Belinda. Ai me SMS drejton qeverinë, ai me SMS drejton Lindën në parlament.

Faktikisht ky është shndërruar në shtetin Linda-Belinda dhe padronit të tyre pa asnjë normë morale, politike dhe asgjë. Nuk ka vend në botë, që një kryeministër, nga 49 mbledhje, merr pjesë në vetëm 19, dhe nuk jep dorëheqje. Kryeministri është i detyruar të kryesojë mbledhjet e qeverisë përveç rasteve shumë të veçanta.

Një kryeministër që nuk i përgjigjet detyrës së tij, është një parazit i tmerrshëm, një hajdut që vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Një kryeministër nuk mund të mungojë kurrë, nëse kjo kalon 6 muaj, ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me SMS-të që ai i dërgon Lindës dhe Belindës. Kurrë ndonjëherë nuk ka rënë ky shtet në papërgjegjësi kaq absolute”, tha Berisha.

Të fundit