Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për ‘McGonigal’, Bylykbashi: Ankthi e shtyn Ramën në marrëzi brutale

Komisioni Hetimor për ‘McGonigal’, Bylykbashi: Ankthi e shtyn

Maxhoranca u dorëzua dje dhe vendosi të pranojë kërkesën e demokratëve për mocion me debat për skandalin ‘Mconigal’. Por, megjithatë Komisioni Hetimor për skandalin vijon të refuzohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në Facebook shkruan se pavarësisht deklaratave të socialistëve për mosngritjen e Komisionit Hetimor, Rama e tha vetë arsyen e vërtetë.

Bylykbashi shkruan se Rama është në ankth gjë që e shtyn atë të pengojë ngritjen e një komisioni për të hetuar skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, pasi vetë kreu i qeverisë u shpreh se “nuk do të lejojë në asnjë rast ngritjen e komisionit”.

Demokrati shton se edhe homologët evropianë do të jenë në siklet kur t’i japin dorën si kryeministri që korruptoi zyrtarin e lartë për të shkatërruar opozitën.

Postimi i Bylykbashit:

Leproz politik

Në fillim tha Taulanti se komisioni hetimor parlamentar për skandalin McGonigal nuk ngrihet sepse ka firmosur Sali Berisha dhe PS nuk pranon firmën e non gratave. Sharlatanizëm kushtetues.

Më pas Taulanti tha se nuk e ngrenë komisionin sepse firmat e deputetëve kërkues për ngritjen e komisionit hetimor janë falsifikuar. Sipas tij, unë që kam mbikqyrur e udhëhequr hartimin e kërkesës, nuk paskam fitmosur. Në Washington informova interlokutorët e interesuar për hetimin që po bën Kongresi amerikan që kemi nënshkruar e do të dorëzojmë kërkesën për komision hetimor. Budallëk me brirë i Taulantit nga halli.

Sot në parlament thanë që nuk ngrihet komisioni sepse kanë në plan që në të ardhmen të ndryshojnë ligjin e komisioneve hetimore. Pra me rregull treshi, paskan pezulluar zbatimin e ligjit sepse me kismet do ta ndryshojnë. E me këtë rast mohojnë të drejtën kushtetuese të 35 deputetëve të ngrenë të papenguar komisionin. Idiotësi kushtetuese nga sikleti.

Sonte Rama pohoi me gojën e tij thelbin e të vërtetës. Deklaroi se ai nuk do ta lejojë në asnjë rast ngritjen e atij komisioni. Ankthi e shtyn në marrëzi brutale antikushtetuese.

McGonigal do t’i dalë nga hundët. Me siklet.

Dhe homologët e tij do të kenë siklet t’i japin dorën, si kryeministrit që korruptoi një zyrtar të lartë me qëllim që të përdorte FBI në luftën e tij për të shkatërruar opozitën.

Të fundit