Flash News

Ditari i Opozitës

Koreshi: S’do e doja rikthimin e Bashës në PD

Koreshi: S’do e doja rikthimin e Bashës në PD

Deputeti demokrat Saimir Korreshi deklaron se nuk do e dëshironte rikthimin në krye të PD-së të Lulzim Bashës.

Duke folur në ‘Ora News’, Korreshi tha se liderët duhet të kenë burrëri kur zgjedhin të ikin, pasi shanset që ata të bashkohen me njëri-tjetrin janë zero.

“Demokratët duhet të vazhdojnë përpara dhe vetëm duke negociuar mes tyre për bashkimin e tyre.

Partia Demokratike duhet të bëjë pa Bashën, Berishën apo Alibeajn.

Liderët mendoj se duhet të kenë burrni kur zgjedhin të ikin, pasi shanset që ata të bashkohen me njëri-tjetrin janë zero.

Por pyetja qqë mbetet është se a do të arrijnë demokratët të bashkohen me njëri-tjetrin për zgjedhjet e ardhshme. Pasi nuk ka më logjikë pjesa a bashkohen kryetarët.

Sepse kështu siç e kemi nisur ne, Edi Rama do të marrë 100 mandate qeverie”, theksoi Koreshi.

 

Të fundit