Flash News

Bota

Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit

Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë

Papa Leoni i XIV ka dalë për herë të parë para besimtarëve në sheshin e "Shën Pjetrit", duke dhënë bekimin e tij të parë apostolik pas zgjedhjes si kreu i ri i Kishës Katolike.

Me një atmosferë solemniteti dhe entuziazmi, dhjetëra mijëra pelegrinë nga e gjithë bota ishin mbledhur në sheshin historik për të parë shfaqjen e Papës së ri në ballkonin e Bazilikës së "Shën Pjetrit", pas daljes së tymit të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine që njoftoi përzgjedhjen.

I qeshur dhe i përulur, Papa Leoni i XIV përshëndeti turmën me fjalët tradicionale “Urbi et Orbi” (Qytetit dhe Botës), duke dhënë mesazhin e tij të parë si Papë dhe duke kërkuar lutje për udhëheqjen e tij në shërbim të paqes, unitetit dhe dashurisë.

Emri “Leoni” sjell në kujtesë papët e mëparshëm me këtë emër, ku më i njohuri është Leoni i I-rë, i shpallur shenjt, dhe i cili udhëhoqi Kishën në shekullin V. Zgjedhja e këtij emri sinjalizon ndoshta një aspiratë për forcë shpirtërore dhe mbrojtje të vlerave tradicionale të besimit.

Kjo dalje e parë është pritur me ovacione dhe brohoritje nga besimtarët, ndërsa bota katolike hyn zyrtarisht në një epokë të re nën udhëheqjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike.

Të fundit