Flash News

Ditari i Opozitës

Meta thirrje anëtarëve të PL për mobilizim: 72 orë drejt fitores dhe epokës së ‘Shqipërisë Madhështore’

Meta thirrje anëtarëve të PL për mobilizim: 72 orë

Nga qelia i burgosur me vendim politik, presidenti i Partisë së Lirisë fton anëtarët e partisë së tij të ruajnë ritmin dhe vendosmërinë, duke e cilësuar këtë betejë si hyrje në një “Epokë të Re” për një “Shqipëri Madhështore

Tre ditë nga zgjedhjet e 11 majit, mesazhi i Metës përfundon me thirrjen për të votuar Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe vetë Ilir Metën si kandidat në Qarkun Tiranë.

Mesazhi i Metës

Të dashur miq, shokë dhe dashamirës të Ilir Metaj, kudo jeni, në Shqipëri dhe në botë.

Edhe 72 orë na ndajnë për të arritur majën më të lartë, atë të Fitores Madhështore.

Ju falenderoj përzemërsisht për punën e jashtëzakonshme që keni bërë deri tani!

Si ngjitës i paepur i majave më të larta, më të mrekullueshme, por edhe më të thepisura të Shqipërisë, e di se sa e domosdoshme është të ruajmë dhe të forcojmë ritmin në këto 72 orë finale që na ndajnë nga fitorja për të cilën ju luftoni prej vitesh.

E di, se adrenalina dhe dëshira e zjarrtë për arritjen e fitores do të triumfojë ndaj lodhjeve dhe sakrificave të deri tanishme.

Pa sakrifica nuk ka as fitore dhe as begati.

Forca edhe këto 72 orë dhe ju do të vendosni flamurin e fitores në majën më të lartë të historisë, duke nisur një “Epokë të Re”, atë të “Shqipërisë Madhështore”, e cila është Shqipëria njerëzore, Shqipëria prodhuese dhe eksportuese.

Shqipëria e të rinjve që fuqizohen dhe e të rinjve që riintegrohen në Atdheun e tyre.

Edhe 72 orë dhe kënga “Për ty Atdhe”, do të gjëmojë në të gjitha sheshet dhe majat e Shqipërisë.

Malet tona më të larta!

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë

Të fundit