Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë sukseset

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër të PD-ASHM, shprehu urimet më të përzemërta për Papën e sapozgjedhur, duke i dëshiruar suksese në misionin e tij hyjnor si udhëheqës i miliarda katolikëve në botë. Berisha theksoi rëndësinë e lidhjeve historike dhe miqësisë së hershme ndërmjet trojeve shqiptare dhe Vatikanit, ndërsa përshëndeti dhe nderoi qytetarët e Shkodrës dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, përshëndetjet më të përzemërta për ju në këtë shesh, në këtë tubim fantastik, qytetarëve të Shkodrës kudo që janë nga Shala, Dukagjini gjer në Torovicë, në Fierzë dhe në Velipojë.
Nderimin më të madh për të gjithë ju.
Por sot, ndërkohë në jemi mbledhur këtu në prag të fitores sonë madhështore, me qindra mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e shenjtërisë së tij, Papës së sapozgjedhur.
Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë.
Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin.

 

Të fundit