Flash News

E-TJERA

Nga dhuna te gjakmarrja, Artjola Sallahu lirohet nga burgu, pasi Ylber Jaku i vrau të vëllain

Nga dhuna te gjakmarrja, Artjola Sallahu lirohet nga burgu, pasi Ylber Jaku  i

Gjykata e Kukësit ka ndryshuar ditën e sotme masën e sigurisë për 21-vjeçaren Artjola Sallahu, duke e zbutur nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi vjen vetëm dy ditë pas ndalimit të saj për dhunën e ushtruar ndaj çiftit Agim dhe Vera Jaku në fshatin Pla të Hasit.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për çështje pronësie, që lidhej me hapjen e një rruge mes pronave të dy familjeve. Sipas policisë, Sallahu ka goditur me sende të forta dy bashkëshortët, duke i lënë të plagosur. 65-vjeçari Agim Jaku ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa bashkëshortja e tij, 60-vjeçarja Vera Jaku, mbetet nën kujdesin e mjekëve.

Prokuroria e akuzon të renë për dy vepra penale: “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Ngjarja mori përmasa tragjike një ditë më pas, kur djali i çiftit të dhunuar, Ylber Jaku, 41 vjeç, i kthyer nga Britania e Madhe, vrau me pushkë vëllain e Artjolës, 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu. Ai u arrestua menjëherë pas krimit dhe ndaj tij rëndon akuza për vrasje me dashje.

Sipas burimeve nga policia dhe banorët e zonës, konflikti për pronën midis dy familjeve është i vjetër dhe ka zgjatur mbi 10 vite, me mbi 20 kallëzime të depozituara nga familja Jaku në institucionet përkatëse, pa gjetur zgjidhje.

 

Të fundit