Flash News

E-TJERA

Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli

Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli

Davide Pecorelli është ekstraduar këtë të martë nga Italia drejt Shqipërisë.

Shtetasi italian u mor në dorëzim në Aeroportin e Rinasit nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale për të vuajtur masën e sigurisë.

Ndaj Pecorellit është caktuar masa “arrest në burg”, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, dyshohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “mashtrimi”, “dhunimi i varreve”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Davide Pecorelli në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.

Të fundit