
Flash News
Departamenti i Shteti 'rrëzon' non grata-n: Berisha mund të vijë në Amerikë. Çfarë do të thotë, dhe pse u mor vendimi pak ditë para 11 majit?/ E SHPJEGUAR
Kërkimet për 29-vjeçarin në Klos, Kosova vjen në ndihmë me një kontingjent kërkim-shpëtimi
Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre efektivë policie
Kamioni përplaset me ambulancën, policia: Infermieri dhe babai i pacientit mes të plagosurve
Tri kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike, si përfitojnë pensionistët
Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojë kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht pensionistët.
Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionistët përbëjnë një numër shumë të madh të popullatës me aftësi të ulëta paguese, qeveritë dhe pushteti vendor kanë vendosur të përjashtojë disa kategori midis të cilave janë edhe të moshuarit, kryesisht pensionistët kryefamiljarë. Në total, sipas një përllogaritjeje të gazetës, pensionistët mund të përfitojnë 850 lekë që iu jepen në formë kompensimi nga mos pagesa e taksave dhe tarifave vendore dhe të paktën 648 lekë që vjen në formë kompensimi për çmimin e energjisë elektrike.
TAKSAT VENDORE
Taksa e fundit vendore që është caktuar është ajo e banesës, e cila vjen bashkë me faturën e ujit (kjo e fundit shërben si agjente tatimore edhe për detyrime të tjera). Që kur lejoi aplikimin dhe vjeljen e saj nga pushteti vendor, u vendos përjashtimi i disa kategorive pensionistësh nga pagesa e taksës së banesës.
Taksa llogaritet 0.005 për qind e çmimit të një metri katror shumëzuar me sipërfaqen e apartamentit apo shtëpisë. Mesatarisht, një metër katror në Tiranë vlen 89 mijë lekë. Për një apartament me sipërfaqe mesatare, rreth 80 metra katrorë taksa është 3600 lekë në vit, ose 300 lekë në muaj.
Pensionistët kryefamiljarë nuk e paguajnë këtë taksë. Por jo vetëm këtë. Sipas ligjit në Tiranë, pensionistët kryefamiljarë janë të përjashtuar edhe nga taksa e “Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”. Taksa e arsimit është 150 lekë në muaj, ndërsa tarifa e pastrimit është 417 lekë në muaj. Edhe për këto taksa, pensionistët do të kompensohen duke mos paguar. Pra, vetëm nga taksat dhe tarifat që paguhen bashkë me faturën e ujit, pensionistët kursejnë rreth 850 lekë.
KOMPENSIMI PËR DRITAT
Që nga viti 2015, pensionistët kryefamiljarë kompensohen edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor është 648 lekë. Ndryshe nga taksat, kompensimi për energjinë është në para dhe i shtohet pensionit. E përbashkëta e kompensimit të taksave, pra përjashtimit nga pagesa dhe kompensimit të energjisë elektrike, janë pensionistët kryefamiljarë. Vetëm këta mund të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe taksat e tjera lokale, si dhe të për fitojnë kompensim energjie dhe kushtet janë të thjeshta. “Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me operatorin e shpërndarjes së energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona.
Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkues bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës”. Pra, kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra me fëmijët ose të ndarë nga certifikata familjare, ose të papunë, apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim energjie 648 lekë në muaj, si dhe mospagim taksash rreth 850 lekë në muaj. Kushti është që libreza e energjisë të jetë në emër të tij. Sikundër edhe në rastin e taksës së pronës, duhet që certifikata e pronësisë së shtëpisë të jetë në emër të tij. Në total, nga kompensimet mund të përfitojë rreth 1500 lekë në muaj.
DOKUMENTET
Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit.
Certifikatë familjare për invalidët.
Për anëtarët madhorë të familjes, vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë.
Fotokopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike, e cila është në emër të kryefamiljarit, e vërtetuar me firmën e pensionistit.
Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara./Gazeta Panorama
Të fundit



Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39





Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre efektivë policie
7 Maj 2025, 18:18
Pas dhunës ndaj vajzës së partnerit, a është ende Genta Gjalpi e fejuar?
7 Maj 2025, 18:03
Vrasja me pushkë, ky është automjeti ku u gjet i vrarë viktima në Has
7 Maj 2025, 17:52
Durrësi, një mandat kyç për maxhorancën e ardhshme është në lojë
7 Maj 2025, 17:34







Iu gjet një dozë ko*aine, arrestohet kandidati për deputet në Sarandë
7 Maj 2025, 16:02
Përplaset kamioni dhe ambulanca në aksin Fier-Lushnjë, katër të plagosur
7 Maj 2025, 15:51

4 mënyra se si t'i shpëtojmë virozave të pranverës
7 Maj 2025, 15:28


A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?
7 Maj 2025, 14:54
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Lushnjë e Divjakë
7 Maj 2025, 14:40



3 pyetje publike për Irenën me 3 mbiemra
7 Maj 2025, 13:50


Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Irlandën e Veriut
7 Maj 2025, 13:21

Pse e sulmoi India Pakistanin me raketa?
7 Maj 2025, 12:56

Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që askush s’e pa në Met Gala
7 Maj 2025, 12:34
Qytetarët protestë për aeroportin e Vlorës para Gjykatës së Lartë
7 Maj 2025, 12:21
"Giro d’Italia", ja akset rrugore që do të bllokohen në Elbasan
7 Maj 2025, 12:10




Zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët
7 Maj 2025, 11:10






Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
7 Maj 2025, 09:50
Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka
7 Maj 2025, 09:39

India sulmon me raketa Pakistanin, reagon Trump: Është turp
7 Maj 2025, 09:20
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
7 Maj 2025, 09:05

Mirditë/ Gjendet i mbytur në rezervuar 56-vjeçari
7 Maj 2025, 08:47


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Maj 2025, 08:03

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Maj 2025, 07:34







Berisha nga Durrësi akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve
6 Maj 2025, 21:13

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë
6 Maj 2025, 20:53






U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit
6 Maj 2025, 19:30
100 ditë apo 16 vite?
6 Maj 2025, 19:12



