Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një 34-vjeçar në Has, identifikohet viktima dhe autori

Vritet me armë zjarri një 34-vjeçar në Has, identifikohet

Vritet një person me armë zjarri pasditen e sotme në Has. 

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rushit Callahu 34-vjeç, ndërsa autori i krimit Ylber Jaku është arrestuar nga policia.

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i mëparshëm.

"Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shqiponja të DVP Kukës.


Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.", njofton policia. 

Të fundit