
Flash News
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
Departamenti i Shtetit 'rrëzon' non grata-n: Berisha mund të vijë në Amerikë. Çfarë do të thotë, dhe pse u mor vendimi pak ditë para 11 majit?/ E SHPJEGUAR
Kardinalët katolikë mblidhen në Vatikan për ta zgjedhur papën e ri/ Çfarë duhet të dihet për Konklavën?
Kardinalët katolikë romanë janë mbledhur të mërkurën për ta nisur detyrën e zgjedhjes së një pape të ri. Ata do të qëndrojnë të ngujuar larg botës derisa ta zgjedhin njeriun që shpresojnë se mund ta bashkojë një kishë botërore të larmishme, por të ndarë. Në një ritual që ka rrënjët në mesjetë, kardinalët do të futën në Kapelën Sistine të Vatikanit, pas një meshë publike në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe do ta nisin këshillin e fshehtë për ta zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, i cili vdiq muajin e kaluar.
Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh, prandaj votimi mund të vazhdojë për disa ditë para se ndonjëri nga princat me kapele të kuqe të kishës t’i marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretat e votave për t’u bërë papa i 267-të. Të mërkurën do të ketë vetëm një votim. Në ditët në vijim, kardinalët mund të votojnë deri në katër herë brenda ditës.
Në fund, ata i djegin fletët e votimit dhe, nëse nga oxhaku mbi çatinë e kapelës del tym i zi, nënkuptohet se papa i ri nuk është zgjedhur ende. Tymi i bardhë dhe kambanat që bien tregojnë se kisha me 1.4 miliardë anëtarë ka një udhëheqës të ri. Në meshën e mëngjesit të së mërkurës në Bazilikën e Shën Pjetrit, përpara hyrjes në konklavë, kardinalët u lutën që Zoti t’i ndihmojë ta gjejnë një papë që do të ushtrojë një “kujdes vigjilent” mbi botën.
Në predikimin e tij, kardinali italian Giovanni Battista Re u tha kolegëve të tij se duhet ta lënë mënjanë “çdo vlerësim personal” gjatë zgjedhjes së papës së ri dhe të kenë parasysh “vetëm të mirën e kishës dhe të njerëzimit”. Re, dekan i Kolegjit të Kardinalëve, është 91 vjeç dhe nuk do të marrë pjesë në konklavë, sepse pjesë e saj mund të jenë vetëm kardinalët nën moshën 80-vjeçare.
Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm. Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim tek traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur. Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende do të hyjnë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 - një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.
Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë. Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve do t’u ndalohet komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ka ndërmarrë masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.
Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë. Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje./ REL
Të fundit



Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39





Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre efektivë policie
7 Maj 2025, 18:18
Pas dhunës ndaj vajzës së partnerit, a është ende Genta Gjalpi e fejuar?
7 Maj 2025, 18:03
Vrasja me pushkë, ky është automjeti ku u gjet i vrarë viktima në Has
7 Maj 2025, 17:52
Durrësi, një mandat kyç për maxhorancën e ardhshme është në lojë
7 Maj 2025, 17:34







Iu gjet një dozë ko*aine, arrestohet kandidati për deputet në Sarandë
7 Maj 2025, 16:02
Përplaset kamioni dhe ambulanca në aksin Fier-Lushnjë, katër të plagosur
7 Maj 2025, 15:51

4 mënyra se si t'i shpëtojmë virozave të pranverës
7 Maj 2025, 15:28


A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?
7 Maj 2025, 14:54
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Lushnjë e Divjakë
7 Maj 2025, 14:40



3 pyetje publike për Irenën me 3 mbiemra
7 Maj 2025, 13:50


Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Irlandën e Veriut
7 Maj 2025, 13:21

Pse e sulmoi India Pakistanin me raketa?
7 Maj 2025, 12:56

Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që askush s’e pa në Met Gala
7 Maj 2025, 12:34
Qytetarët protestë për aeroportin e Vlorës para Gjykatës së Lartë
7 Maj 2025, 12:21
"Giro d’Italia", ja akset rrugore që do të bllokohen në Elbasan
7 Maj 2025, 12:10




Zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët
7 Maj 2025, 11:10






Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
7 Maj 2025, 09:50
Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka
7 Maj 2025, 09:39

India sulmon me raketa Pakistanin, reagon Trump: Është turp
7 Maj 2025, 09:20
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
7 Maj 2025, 09:05

Mirditë/ Gjendet i mbytur në rezervuar 56-vjeçari
7 Maj 2025, 08:47


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Maj 2025, 08:03

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Maj 2025, 07:34


