Flash News

Ditari i Opozitës

U paraqit në SPAK, Basir Çollaku flet për gazetarët: Ka zyrtarë që po tentojnë të japin para në këmbim të votës

U paraqit në SPAK, Basir Çollaku flet për gazetarët: Ka

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, është paraqitur sot në SPAK, vetëm katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit.

Pasi bëri një kallëzim për krimet e elektorale në Mat, që kanë protagonist kryesor rivalin e tij Agron Malaj,  Çollaku kërkoi që të merren masa që krimi elektoral të parandalohet para 11 Majit dhe të mos merren me statistika boshe

'Janë abuzime të mëdha me fonde publike. Asete për shtrime rrugësh, pasuri publike që janë vënë në dispozicion në këmbim të votës. Kemi referuar dyshimet tona për zyrtarë që po tentojnë të shpërndajnë para në këmbim të votës dhe punësime elektorale. Numri i tyre është shumë i lartë.

Unë i kam referuar me emra dhe numra telefoni, ata që janë pjesë e këtij operacioni elektoral për të blerë vota e shpërndarë zarfa. Ka dhe elementë të botës së krimit që janë pjesë. Nëse këta që shpërndajnë para, fuoristrada të zeza, banditë që shëtisin nëpër qark" tha ai për gazetarët.

Të fundit