
Flash News
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës
Në një nga lagjet më të populluara dhe historike të kryeqytetit, përballë shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, po ngrihet një kullë 16-katëshe mbi një truall 980 m². Projekti, i njohur si “The Prime Tower”, është miratuar në vitin 2024 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, pavarësisht dy vendimeve gjyqësore të mëparshme që e ndalonin ndërtimin në atë truall.
Por pas këtij projekti luksoz fshihet një rrjet interesash të errëta që përfshin një ish-ministre të qeverisë, një ndërtues nën hetim dhe institucione që, në vend të mbrojnë qytetarët, heshtin.
Trualli ku po ndërtohet kulla i përket familjes së Elva Margaritit, ish-ministre e Kulturës dhe këshilltare për Territorin në kabinetin e Kryeministrit. Edhe pse ajo nuk e ka deklaruar këtë pronë gjatë detyrës publike, leja e ndërtimit u miratua në mënyrë të përshpejtuar gjatë kohës që ajo ishte ende pjesë e qeverisë.
Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se leja u firmos nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, në kundërshtim me vendimet gjyqësore të viteve 1998 dhe 2019 që e shpallnin ndërtimin në këtë truall si të paligjshëm për shkak të mungesës së kushteve urbanistike dhe rrezikshmërisë ndaj shkollës dhe pallateve përreth.
Banorët përballë betonit institucional
Në ditët e fundit të Marsit, nëpërmjet shkresave informale banorët e lagjes u njoftuan se sheshi mes tre pallateve dhe shkollës “Emin Duraku”, i përdorur për parkim, do të shndërrohej në kantier ndërtimi.
Megjithëse njoftimi u jepte kohë deri më 4 prill për të liruar zonën, kompania ndërtuese “A & E Development” nisi punimet që më 29 mars.
Në një sipërfaqe prej 980 m², pas palestrës së rikonstruktuar të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, kompania nisi punimet për ndërtimin e një kulle 16-katëshe me 4 kate nëntokë.
Kulla, e cila do të ngrihet në një truall të trashëguar nga ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka marrë miratim për lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) një vit më parë.
Projekti është hartuar nga studio “Focus Architecture” dhe do të realizohet nga kompania “A & E Development” në pronësi të Gentian Parrucës, ky i fundit nën hetim nga GJKKO për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
Territori në fjalë ka qenë më parë objekt i dy vendimeve gjyqësore, në vitin 1998 dhe në 2019, që e kanë shpallur ndërtimin në këtë zonë si të paligjshëm për mungesë të kushteve ligjore dhe urbanistike.
Të alarmuar nga lajmi se ndërtimi do të fillonte në një zonë të banuar e të ngjeshur urbane, banorët e lagjes mblidhen pranë palestrës së shkollës për të organizuar kundërshtimin.
Banorët reaguan me protesta, peticione dhe kërkesa drejtuar institucioneve, por nuk morën përgjigje.
Brenda javës së parë të punimeve, banorët njoftojnë për dëmtime të rrjetit të ujësjellësit, me pasoja direkte në furnizimin me ujë të pijshëm të disa pallateve dhe bizneseve përreth. Sipas tyre, ndërhyrja e UKT-së vjen vetëm pasi dëmi është shkaktuar, ndërkohë që nuk ka pasur njoftim paraprak apo mbikëqyrje institucionale.
“Nëse më parë e thërrisnim UKT-në për ndonjë problem tonin dhe na injoronin, sa ndodhi çarja e tubacioneve prej fajit të ndërtimit pa leje, erdhën direkt që të mos përhapeshin më shumë fjalët e problemit”, tha një banor i një prej pallateve të vjetra.
Në ditët që pasojnë, banorët thonë se u drejtuan disa herë në komisariatin nr. 2 për të kërkuar ndihmë për pezullimin e punimeve derisa të vërtetohej ligjshmëria e lejes. Policia nuk reagoi fillimisht, por një patrullë mbërriti në zonë vetëm pas paralajmërimit për protestë dhe bllokim të rrugës nga komuniteti.
Të injoruar nga institucionet, banorët iu drejtuan me një letër të hapur edhe Kryeministrit Edi Rama ku i kërkonin shfuqizimin e menjëhershëm të lejes së ndërtimit.
Sipas tyre ndërtimi i kullës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e komunitetit dhe të qindra fëmijëve që ndjekin shkollën aty pranë.
“Ky projekt ka marrë leje ndërtimi në kundërshtim me çdo normë urbanistike të njohur deri më tani. Kërkesat e mëparshme për ndërtim në këtë vend janë refuzuar pikërisht për shkak të afërsisë me tre pallatet tona dhe me shkollën “Emin Duraku”. Tani, papritur, është miratuar një projekt 16-katësh, i cili është vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe pranë shkollës, duke injoruar distancat ligjore dhe standardet bazë të sigurisë” – thuhet në letrën drejtuar Kryeministrit Rama.
Në të njëjtën letër, banorët ngrejnë akuza të rënda për shkelje të ligjeve urbanistike dhe favorizim të individëve me lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë. Ata përmendin një ish-Ministre të Kulturës si një nga përfitueset kryesore të projektit, përmes lidhjeve të saj familjare dhe profesionale me firmën ndërtuese.
Shkelje flagrante të rregullave urbanistike
Ndërtesa 16-katëshe e quajtur “The Prime Tower” prezantohet si “një projekt i sofistikuar dhe i qëndrueshëm”, ku do të përfshihen kënde pushimi, trotuare të gjera dhe një shesh i vogël.
Sipas dokumentit të lejes, distancat nga objektet ekzistuese në jug është 16.6 metra, në lindje 8.2 metra, në perëndim 8.6 metra dhe në veri 36.6 metra.
“Në të vërtetë, nga një vëzhgim në terren dhe nga një llogari matematikore e shpejtë, distancat e parashikuara nuk duken të jenë ato të prezantuara në letër. Lartësia e parashikuar e ndërtesës së re të banimit është 57.24 metra. Sipas Rregullores së Urbanistikës, largësitë e ndërtesave të reja të banimit nga shkollat duhet të jenë jo më pak se 1.5 herë e lartësisë së ndërtesës që ndodhet në jug. Nga një llogari e shpejtë, rezulton dhe se duhet të jetë 85.86 metra larg shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, ndërkohë që leja e ndërtimit e prezanton sikur është 16.6 metra” – thotë avokati Redon Meksi.
Ndërkohë pallatet e tjera ekzistuese prezantohen sikur ndërtimi është larg tyre me 8-36 metra.
“Vëzhgimi në terren provon se këto prona janë larg objektit me nga të paktën 2-5 metra maksimumi. Kjo shtron pyetjen se në cilën hapësirë të mbetur do të ketë këndet e pushimit, trotuaret e gjera dhe sheshin e vogël?” – shton më tej avokati.
Në skicën e prezantuar te leja e ndërtimit, nuk paraqitet as palestra e shkollës “Emin Duraku”, e cila u rikonstruktua verën e vitit të kaluar.
Banorët ngrenë dyshimet se planimetria e kullës është dizajnuar pa parë si fillim projektin e rikonstruktimit të shkollës dhe se sipas tyre ndërhyrja që do të ketë në hapësirën e saj do të rrezikojë sigurinë e fëmijëve, prindërve dhe mësuesve.
Sipas nenit 142 të Rregullores së Urbanistikës, largësia e një ndërtese nga një shkollë duhet të jetë të paktën 1.5 herë më shumë se lartësia e godinës. Me një lartësi prej 57.24 metrash, kjo do të thotë që “The Prime Tower” duhet të ishte të paktën 86 metra larg shkollës. Në dokumentet zyrtare figuron vetëm 16.6 metra – por në terren është më pak se 5 metra.
Edhe pse zhvillimi i projektit prek një institucion arsimor, Ministria e Arsimit largoi nga vetja çdo përgjegjësi mbi ndërtimin.
“Bazuar në nenin 23 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk përfshihet në proceset e dhënies së lejeve të ndërtimit” – thuhet në përgjigjen që “shteg.org” mori nga ky institucion.
Nga përgjegjësitë, mbi pasojat e ndërtimit të kullës 16-të katëshe, e përjashtoi veten edhe Ministria e Mbrojtjes.
Nën themelet e ndërtimit të ri banorët thonë se ekziston një vendstrehim “lufte”, por Ministria e Mbrojtjes, thotë se nuk kanë dijeni për ekzistencën e tij dhe se vendstrehimet janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
“Heqja apo prishja e objekteve fortifikuese mbrojtëse bëhet vetëm me miratim të Ministrit të Mbrojtjes, kur kërkesa për këtë qëllim duhet të vijë nga bashkia që ka në administrim objektin vendstrehim” – thuhet në përgjigjen që zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes tha për “shteg.org”.
Ministria sqaron se nuk ka marrë asnjë kërkesë dhe nuk është shprehur për objektin me vendndodhje midis Stadiumit “Selman Stërmasi” dhe shkollës “Emin Duraku”, në Tiranë.
Rikthimi i një historie të vjetër
Kjo nuk është hera e parë që banorët pranë shkollës “Emin Durakut” ngrihet kundër ndërtimit në këtë truall.
Më 9 shtator të vitit 1997, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë miraton lejen e ndërtimit për kompaninë “Europrojekt” sh.p.k., për një objekt 6-katësh pranë shkollës “Emin Duraku”. Kjo leje ndërtimi kishte dhe mbështetjen e pronarëve të truallit, firmat e familjes Lufi.
Një nga nënshkrimet mbështetëse ishte dhe ajo e Ermira Margaritit (Lufi), e ëma e Elva Margaritit, e cila në qeverisjen socialiste do të emërohej këshilltarja e kryeministrit Edi Rama për Territorin dhe më pas, ministre e Kulturës.
Banorët ngritën padi në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në tetor të vitit 1998, kjo e fundit vendosi pranimin e padisë, duke argumentuar se ky ndërtim është i paligjshëm, pasi nuk respekton distancat e kërkuara sipas Rregullores së Urbanistikës. Po ashtu, cenonte diellzimin, ajrimin dhe ndriçimin e shkollës 8-vjeçare “Emin Duraku” dhe gëzimin e pronave të tjera.
Gati njëzet vite më vonë, pronarët e truallit tentojnë sërish të zhvillojnë pronën e tyre.
Në vitin 2018, autoritetet miratuan sërish një leje të re ndërtimi në emër të kompanisë “Invest Society” sh.p.k., në pronësi të Dajlan Avdisë, ish-aksionerit të kompanisë më të madhe të lojërave të fatit “Apex” sh.p.k.
Avdia mori lejen e ndërtimit për një objekt me 9 kate, ndërkohë banorët iu drejtuan sërisht Gjykatës Administrative e cila më 6 maj 2019, vendosi pranimin e padisë së banorëve me të njëjtat argumentime si atë të vendimit të vitit 1998.
Bashkë me projektin, banorët kërkuan shfuqizimin e pikës 12, të nenit 34, të VKM-së nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores për zhvillimin e territorit”.
Kjo pikë e kësaj VKM-je i jepte kompetencë të palimituar dhe të pakontrollueshme Këshillit Kombëtar të Territorit për të vendosur standarte të ndryshme ndërtimi. Çka do të thotë se ky institucion e zgjidhte vetë distancën e njërit objekt të ri nga tjetri dhe intensitetin e ndërtimit, duke mos ndjekur rregullat dhe ligjet e parashikuara në rregulloren përkatëse.
Megjithëse një vendim i Gjykatës Administrative në vitin 2019 shfuqizoi kompetencat e pakufizuara të Këshillit Kombëtar të Territorit për të vendosur standarte ndërtimi sipas dëshirës, ky institucion sërish miratoi projektin e kullës me 16 kate.
Në kundërshtim me vendimet gjyqësore të mëparshme, në vitin 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, me firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, miraton lejen për ndërtimin e kullës 16-katëshe nga “A & E Development”. Projekti është hartuar nga “Focus Architecture” sh.p.k.
Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se Gentian Parruca, ndërtuesi i kullës, ndodhet nën hetim nga SPAK. Prokuroria ka rënditur emrin e tij në listën e gjatë të personave të lidhur me organizatën krininale të vëllezërve Çopja. Sipas dosjeve hetimore, grupi akuzohet për vrasje me pagesë, trafik droge dhe pastrim parash përmes ndërtimeve të mëdha në Tiranë.
“Shteg.org”, i dërgoi një kërkesë për koment biznesmenit Gentian Parrucës në lidhje me akuzën si i dyshuar i përfshirë në këtë grup kriminal dhe marrëdhënies së tij me ish-ministren e Kulturës, Elva Margariti. Po ashtu, ai u pyet dhe në lidhje me miqësinë e afërt me Elvis Roshin, ish-kryebashkiakun e Kavajës, edhe ai nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, redaksia nuk mori një përgjigje nga ana e tij.
Edhe ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti, trashëgimtare e tokës ku po ndërtohet kulla, refuzoi të komentonte, ndonëse prona nuk figuron në deklaratën e saj të pasurisë, ndërkohë që konflikti i interesit në dhënien e lejes mbetet i pazbardhur. Shteg.org
Të fundit








Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39





Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre efektivë policie
7 Maj 2025, 18:18
Pas dhunës ndaj vajzës së partnerit, a është ende Genta Gjalpi e fejuar?
7 Maj 2025, 18:03
Vrasja me pushkë, ky është automjeti ku u gjet i vrarë viktima në Has
7 Maj 2025, 17:52
Durrësi, një mandat kyç për maxhorancën e ardhshme është në lojë
7 Maj 2025, 17:34







Iu gjet një dozë ko*aine, arrestohet kandidati për deputet në Sarandë
7 Maj 2025, 16:02
Përplaset kamioni dhe ambulanca në aksin Fier-Lushnjë, katër të plagosur
7 Maj 2025, 15:51

4 mënyra se si t'i shpëtojmë virozave të pranverës
7 Maj 2025, 15:28


A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?
7 Maj 2025, 14:54
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Lushnjë e Divjakë
7 Maj 2025, 14:40



3 pyetje publike për Irenën me 3 mbiemra
7 Maj 2025, 13:50


Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Irlandën e Veriut
7 Maj 2025, 13:21

Pse e sulmoi India Pakistanin me raketa?
7 Maj 2025, 12:56

Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që askush s’e pa në Met Gala
7 Maj 2025, 12:34
Qytetarët protestë për aeroportin e Vlorës para Gjykatës së Lartë
7 Maj 2025, 12:21
"Giro d’Italia", ja akset rrugore që do të bllokohen në Elbasan
7 Maj 2025, 12:10




Zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët
7 Maj 2025, 11:10






Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
7 Maj 2025, 09:50