E-TJERA

Zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët

Zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të

Seanca në gjyqin për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës është shtyrë për në datën 21 maj, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe të tjerë persona që dyshohet se janë përfshirë.

Sipas burimeve mediatike i pranishëm në seancë ishte Aldo Majnishta, i cili është një prej të pandehurve për rrëmbimin e Prengës.

Ky i fundit nuk ka pranuar të japë deklarime në seancë. Sakaq, avokatët kërkuan kohë që të njihen me provat që dy prokurorët e SPAK kanë dorëzuar në seancën e mëparshme, të cilët përfshijnë përgjime në platformën e enkriptuar të komunikimit SKY ECC.

 

Të fundit