Flash News

DITARI POLITIK

Iu gjet një dozë ko*aine, arrestohet kandidati për deputet në Sarandë

Iu gjet një dozë ko*aine, arrestohet kandidati për deputet

Policia e Sarandës ka arrestuar sot shtetasin Ergys Isufi, kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, pasi u kap me një dozë lënde narkotike të dyshuar si kokainë.

Sipas burimeve për mediat, Isufi ka tentuar fillimisht t’i shpëtojë ndalimit duke u larguar me vrap, por është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë. Pas ndalimit, është ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje për rezultatet e këtij kontrolli.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Sarandës për ngjarjen, ndërsa pritet një reagim edhe nga subjekti politik ku kandidon i ndaluari.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve, duke sjellë edhe një tjetër zhvillim të bujshëm në fushatën elektorale.

Të fundit