Ditari i Opozitës

"Të dielën të votojmë ndryshimin!"/ Berisha: Jam kthyer si misionar, jo si politikan

"Të dielën të votojmë ndryshimin!"/ Berisha: Jam

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një videomesazh në rrjetet sociale, vetëm katër ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve shqiptarë, Berisha deklaron se është rikthyer në politikë jo thjesht si një figurë politike, por si një misionar me një qëllim të qartë: të luftojë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Nuk kam heshtur kurrë! U ktheva jo si politikan, por si misionar. Për sa kohë që Zoti më jep forcë dhe frymë, do të luftoj për vendin dhe kombin tim”, u shpreh Berisha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të bashkohen dhe të votojnë për ndryshimin, duke ndalur, sipas tij, të keqen që ka pllakosur vendin. Sipas Berishës, e diela është një ditë vendimtare për të ndërtuar “Shqipërinë Madhështore”.

Mesazhi i tij vjen në një kohë kur tensioni elektoral është në rritje dhe forcat politike po intensifikojnë thirrjet e tyre për pjesëmarrje masive në votime.

Të fundit