Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi takim me gratë dhe vajzat e PD në Fier: Çdo votë për ndryshimin në 11 maj

Bardhi takim me gratë dhe vajzat e PD në Fier: Çdo votë

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit për Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me gratë dhe vajzat demokrate të zonës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në fjalën e tij para pjesëmarrëseve, Bardhi u shpreh mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që gratë japin në jetën politike, shoqërore dhe familjare, ndërsa i cilësoi si "burim force dhe frymëzimi". Ai theksoi se çdo votë e tyre është thelbësore për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

“Për sakrificat tuaja të jashtëzakonshme, për burimin e forcës dhe frymëzimit, për energjinë e pashtershme, për shpresën dhe besimin, ju faleminderit nga zemra nëna, motra dhe bija të Fierit! Beteja jonë për votën e 11 majit ka në çdo hap kontributin tuaj të pazëvendësueshëm,” – tha Bardhi.
Ai shtoi se angazhimi maksimal i çdo qytetari është jetik për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe për të ndalur keqqeverisjen.

“Forca, forca, forca deri në 11 Maj! Të angazhojmë çdo votë për ndryshimin! Së bashku do të jemi më mirë,” përfundoi Bardhi.

Të fundit