Flash News

Ditari i Opozitës

“Interes absolut", Berisha: Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne për zgjedhjet

“Interes absolut", Berisha: Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne

Kryedemokrati Sali Berisha tha se PD ka pasur kontakte të vazhdueshme me ambasadën amerikane në javët e fundit, ku është folur ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit.

“Kontaktet e ambasadës me opozitën, kanë qenë non stop, dhe me temë zgjedhjet. Ka një interes absolut të tyre për një proces të rregullt zgjedhor dhe e kanë përcjellë në takim me përfaqësuesit tanë”, tha Berisha në A2 CNN.

I pyetur për mesazhin e fundit të publikuar nga llogaria e mbasadës në rrjetet sociale, Berisha u përgjigj: “Ka publikuar një qëndrim të zv.presidentit JD Vance, ku thotë “mos kini frikë nga vota”, siç ka Edi Rama”. 

 

 

Të fundit