E-TJERA

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, në spital me djegie të rëndë dy shqiptarë

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, në spital

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje u shpreh se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.

Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.

Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit

Të fundit