E-TJERA

“Giro d’Italia”/ Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi në datat 8-9 Maj në Durrës

“Giro d’Italia”/ Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe

Në kuadër të nisjes së garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” nga qyteti i Durrësit më 9 maj, Policia ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të aktivitetit.

Policia njoftoi kufizime të përkohshme në parkim dhe qarkullim për disa segmente rrugore në qytet si dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara nga autoritetet.

Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

Segmentet e rrugëve:

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga e Re e Portit

Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

Rruga “Mars 91”

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit

Rruga “Pavarësia”

Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.

Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Re e Portit

Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Të fundit