Flash News

Bota

India sulmon me raketa Pakistanin, reagon Trump: Është turp

India sulmon me raketa Pakistanin, reagon Trump: Është turp

Qeveria indiane thotë se forcat e saj kanë nisur "Operacionin Sindoor", duke goditur infrastrukturën terroriste në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë.

Në një deklaratë, qeveria indiane thotë se "janë shënjestruar nëntë vende".

"Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit", thuhet në reagimin e Indisë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit raketor, duke e cilësuar një turp për Indininë.

"Është turp. Shpresoj vetëm që të përfundojë shumë shpejt", tha Trump, teksa foli nga Shtëpia e Bardhë në Uashington.

Të paktën 26 civilë u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën nga sulmet e Indisë, tha një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.

Të fundit