E-TJERA

“Mos na bëjnë propagandë”, Lutfi Dervishi tregon pse PS ka qenë në ‘anën e gabuar të historisë me BE’

“Mos na bëjnë propagandë”, Lutfi Dervishi tregon pse

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka renditur arsyet se pse është Partia Socialiste në anën e gabuar të historisë, sa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

I ftuar në studion e A2 CNN, Dervishi tregoi se ishte PS-ja e cila i ka bërë bllokadë shansave që Shqipëria të ecte përpara dhe sot është po PS e cila bën propagandë se vetëm me të dhe Ramën, mund të shkojë në BE.

“Ka qenë PS-ja në anën e gabuar të historisë sa i përket BE-së në të tre dekadat. Në 95’ kur Shqipëria do të bëhej anëtarë në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka qenë Namik Dokle që thoshte mollët s’janë pjekur. Në 2006, ku Shqipëria do të merrte stabilizim-asociim kanë qenë bilbilat e deputetëve të PS-së në Kuvend. Në 2008 ka qenë lidershipi i PS që thoshte NATO është baraz me NATA. Ça është kjo NATA ne duam investime. Në 2012 komisioneri Sanino vinte në Tiranë dhe lutej dhe thoshte kapeni këtë moment, sepse komisioni që do të na vijë ju nuk do të ketë më zgjerim. PS dhe Edi Rama bënë problem të gjeopolitikës botërore, kryetarin e Këshillit të Qqarkut Fier për 3 vota. Kur vjen puna te historia e BE-së të mos na bëjnë propagandë dhe të mos na thonë që PS ka qenë gjithmonë me BE-në", tha Dervishi.

Të fundit