Flash News

Kosova

PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën, përmes së cilës kërkoi heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, si dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke.

Rezoluta thekson se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për heqjen e këtyre masave.

Ajo gjithashtu bën thirrje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, proces që duhet të përmbyllet me një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

Autori i draftit të rezolutës, eurodeputeti Riho Terras, theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta:

“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Këto kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte që mbështesin agjendën evropiane të Kosovës — prandaj duhet t’i japim fund sanksioneve dhe ta lejojmë Kosovën të ecë përpara me burimet që ne ofrojmë,” tha Terras.

Të fundit